Jashtëzakonisht të kënaqur që nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit me “Ipko Foundation” ku përmes projektit KosLift do të bashkëpunojmë në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë.
Bashkërisht do të jetë një rrugëtim sa kreativ aq edhe sfidues për të përzgjedhë më të mirët prej të mirëve.
Programe të tilla i nevojiten shumë tregut të punës. Inkurajojmë edhe institucionet dhe organizata tjera që të zhvillojnë projekte të tilla për krijim të mundësive për punësim të të rinjëve.
KosLift ka rekrutuar dhe do të trajnojë 1000 studentë në shkathtësi të nevojshme dhe të kërkuara nga tregu i punës sikurse menaxhim, mendim kritik, programim, aftësi të buta dhe të tjera, duke i përgatitur ata për punësim të mundshëm dhe duke krijuar një fuqi punëtorë më të aftë.