Kënaqësi që ishim pjesë e Festivalit të Gjelbër!
Edicioni i tretë i Festivalit të Gjelbër, i mbajtur në shtator të vitit 2018 mblodhi 38 kompani vendore nga sektori i energjisë.
Gjatë tri ditëve të Festivalit janë realizuar kontrata me vlerë mbi 60,000 € dhe janë raportuar kontrata potenciale me vlerë prej 2,570,000 €.
Pjesë e Festivalit të Gjelbër ishin edhe forumet, ku folës nga institucione si: Organizata Holandeze për Hulumtime Shkencore të Aplikuara (ECN pjesë e TNO), SolarPower Europe, International Renewable Energy Agency (IRENA), Qyteti i Ljubjanës, Snaga Ljubljana, ABB dhe 4M Group ndër tjera, prezantuan zhvillimet dhe teknologjitë e fundit të energjisë së gjelbër.