Elen konkursi

Ballina

Elen është kompani private e cila merret me shitjen e produkteve dhe shërbimeve në fushën e elektroenergjetikës. Ndërmarrja Elen është themeluar ne vitin 1992 dhe zhvillon aktivitetin e saj me zyre qendrore në Prishtinë dhe me zyre operative dhe depo të materialeve në Magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në Vushtrri.

Elen ju ofron sistemin e plotë të materialeve për instalime të brendshme dhe të jashtme elektrike për çdo lloj objekti, duke filluar nga: kabllot elektrike të të gjitha llojeve, gypat për kabllo, sIguresat, ormanët elektrik, kontaktorët, ndërprerësit, shtylla elektrike, material për tokëzim, produkte për ndriqim duke i përcjellë të gjitha këto me shërbime adekuate dhe profesionale.

Kompania Elen ofron të gjithë gamën e produkteve dhe shërbimeve në fushën e energjetikës, elektrikës, elektronikës & teknologjisë informative, energjisë alternative (të gjelbërt) dhe mekanikës.

Në kuadër të secilit departament ofrojmë projektimin dhe ekzekutimin e veprave të ndryshme për çdo lloj objekti si: familjar, industrial-biznesor dhe institucione publike.

lajmet

Referencat