Ne jemi të përkushtuar drejt zhvillimit të infrastrukturës së pastër, të gjelbër dhe digjitale.

Formësojmë infrastrukturën e qëndrueshme dhe të zgjuar për të ardhmen.

Zgjidhje të Pastra dhe Inteligjente për të Shtyrë Përpara Progresin

Elen është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve si zbatimi i projekteve me sisteme fotovoltaike, instalimet elektrike dhe zgjidhjet për efiçencë të energjisë. Synimi ynë — sot dhe gjithmonë — është të vendosim njerëzit dhe nevojat e tyre në qendër të gjithçkaje që bëjmë.

Vetëm në këtë mënyrë mund të jemi me të vërtetë të vlefshëm për klientët tanë dhe për të ardhmen. Jemi vazhdimisht të përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës së pastër dhe të përkushtuar në projektimin dhe ndërtimin e sistemeve të gjelbra dhe digjitale.

Rreth nesh

VITE EKSPERTIZE
0
PROJEKTE PV-SOLARE
0
m2 - INSTALIME ELEKTRIKE
0
ANËTARË EKIPI
+ 0

Prioritetet tona

Përvoja

Jemi në treg për më shumë se 30 vjet dhe kemi kuptim të thellë të nevojave të klientëve tanë.

Teknologjia

Përdorim teknologjinë më të fundit për të garantuar karikim të shpejtë dhe të sigurt.

Shërbimi ndaj klientit

Ekipi ynë është i gatshëm të ndihmojë 24/7 me çdo pyetje ose çështje që mund të keni.

Parimet tona

01

Vizioni

Të rritemi dhe të bëhemi udhëheqës në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e energjisë elektrike dhe asaj të ripërtëritshme.

02

Misioni

Të veprojmë sipas standardeve më të larta të etikës në biznes dhe të krijojmë vlerë që i bën klientët tanë të ndihen të sigurt në investimet e tyre.

03

Objektivat

Qëllimi i Elen-it bazohet në tre koncepte kryesore, të njohura si parime globale të biznesit: dekarbonizimi, decentralizimi, digjiitalizimi.

Dekarbonizimi

Çdo ditë punojmë për një mjedis më të pastër duke shfrytëzuar burimet natyrore për prodhimin e energjisë.

Përmes produkteve dhe shërbimeve tona, i fuqizojmë klientët tanë të bëhen prodhues të pavarur të energjisë, duke mbuluar të gjitha nevojat e tyre operacionale.

Duke prezantuar zgjidhje teknologjike të avancuara, ndihmojmë klientët të thjeshtojnë punën dhe jetën e përditshme, duke bërë proceset e tyre më efikase.

Certifikim Ndërkombëtar i Cilësisë

Jemi të certifikuar nga TUV Austria për sistemin tonë të menaxhimit sipas standardit EN ISO 9001:2008.

Në mbështetje të kualifikimit profesional

Jemi nderuar me vendin e parë nga KDWV-OEGJK dhe GIZ për mbështetjen dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm të trajnimeve profesionale në Kosovë.

Udhëheqje në Tregtinë Globale

Jemi nderuar me mirënjohje për bashkëpunimin në zbatimin e programit 'Business Internship 2015' me KIESA dhe MTI.

Disa nga Partnerët Tanë

ELEN ENERGY – Zgjidhje EPC Gjithëpërfshirëse për Sistemet e Prodhimit dhe Ruajtjes së Energjisë (Diellore dhe me Bateri)

Menaxhojmë të gjithë ciklin jetësor të projektit — nga strategjia dhe inxhinieria, tek instalimi dhe operacionet afatgjata — duke ofruar asete diellore dhe sisteme ruajtjeje energjie të shkallëzueshme, me performancë të lartë, të ndërtuara për besueshmëri, efikasitet dhe kthim maksimal të investimit.

Ekipi

Suksesi i kompanisë buron nga komunikimi, bashkëpunimi dhe vlerat e përbashkëta. Ne nxisim mendimin kritik dhe veprimin sipërmarrës, duke siguruar një lidership të shëndetshëm ku secili mund të shprehë ide origjinale. Qëllimi ynë është të krijojmë një mjedis të qëndrueshëm, duke trajtuar partnerët me të njëjtin frymë bashkëpunuese. Synojmë partneritete të ardhshme ku suksesi i projekteve tona drejtohet nga nevojat dhe kontributet e të gjithë të përfshirëve.

Bëhu pjesë e Ekipit Tonë

Nëse keni përvojë në sektorin e energjisë dhe energjisë së ripërtëritshme, mund të bëheni pjesë e ekipit tonë. Elen ofron punë të qëndrueshme, një ambient të këndshëm pune dhe mundësi për zhvillim karriere.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit tonë, mos ngurroni të na kontaktoni në: [email protected].

Solar Energy Engineer

Project Manager