Energjia alternative dhe e rinovueshme çdo ditë e më tepër po bëhet më e pranishme në tërë globin për shkak të mundësisë që kjo teknologji ofron për kursim të energjisë elektrike dhe përmirësim të cilësisë së ajrit. GALERIA Shopping Mall do të implementoj projektin më të madh në rajon për panelet solarë me kapacitet të prodhimit të energjisë me një megawat pikë (1MWp) duke kontribuar dukshëm në uljen e ndotjes së ajrit në vend.
Furnizimi me energji elektrike në pjesën më të madhe në botë bazohet në shfrytëzimin e thëngjillit si lëndë e parë, i cili është faktori kryesor i ndotjes së ajrit. Sipas vlerësimeve nga të dhënat e raportit për cilësi të ajrit dhe emisioneve ndotëse për vitin 2019, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ndotja e ajrit vlerësohet të jetë e lartë, respektivisht tejkalon vlerat (40 µg/m3) nё Han tё Elezit dhe hasen mё pak tejkalime nё Prizren e Gjilan. Ndërsa parametrat tjerë si SO2, CO, O3, kanë qenë nën vlerat maksimale të lejuara.
Lexo më shumë: https://telegrafi.com/galeria-shopping-mall-nenshkruan-marreveshje-per-sistemin-solar-te-madh-ne-rajon/