Quality Policy
Politika e Cilësisë

Ne, në ELEN angazhohemi për furnizim në vazhdimësi me shërbime dhe produkte në fushën elektro-energjetike që do të japin kënaqësinë e plotë konsumatorëve.

ELEN me qëllim të arritjes së objektivave strategjike në përmbushjen e kërkesave dhe pritshmërive të klientëve për shërbime të projektimit dhe instalimit të sistemeve të energjisë elektrike, këshillave teknike dhe të zgjidhjeve në efikasitetin e energjisë, ka ngritur sistemin e menaxhimit të cilësisë (SMC) sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008.

Ne përpiqemi në vazhdimësi për të rritur aktivitetin tonë dhe arritur pozitën udhëheqëse në treg, dhe këtë përmes:

•  Furnizimit të vazhdueshëm me produkte dhe shërbimeve cilësore për klientët tanë me vlerë.
•  Pajtueshmërisë me kërkesat ligjore dhe praktikat më të mira botërore.
•  Përmirësimit në vazhdimësi të efikasitetit të sistemit të menaxhimit të cilësisë.
•  Personelit kompetent, profesional dhe të përkushtuar.
•  Krijimit të një mjedisi të punës ekipore si dhe
•  Qasjes inovative në ofrimin e zgjidhjeve të reja dhe efiçiente në fushën e energjisë.

Elen përmes vendosjes së objektivave të cilësisë, auditimeve të sistemit dhe rishqyrtimeve të menaxhmentit, do të siguroj një metodologji funksionale të përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të cilësisë në përputhshmëri me standardin ISO 9001.

Është angazhimi i yni i përhershëm që në vazhdimësi të arrijmë kërkesat e klientëve. Angazhimi ynë është të sigurojmë një kornizë adekuate dhe sistem efikas që përmbushë dhe tejkalon nevojat dhe pritshmëritë e klientëve rreth performancës, cilësisë dhe besueshmërisë me një kosto konkurruese.

Kjo politikë e cilësisë është në përputhshmëri të plotë me politikat e përgjithshme afariste të Elen dhe paraqet përkushtimin tonë rreth përmbushjes së kërkesave të klientëve dhe të tejkalojmë pritshmëritë e tyre.

 

Avni Syla, CEO
Datë: 10.04.2015

en_USEnglish