
Në kuadër të përgjegjësisë sonë ndaj komunitetit, kemi ndërmarrë një projekt të veçantë për ndriçimin e klasave në një shkollë publike “12 Qershori” në fshatin Mirash (Mihaliq) të Komunës së Vushtrrisë ku nxënësit dhe mësimdhënësit përballeshin me ndriçim të dobët dhe të papërshtatshëm.
Çka kemi realizuar:
- Rritja e fokusit, performancës dhe mirëqenies së nxënësve
- Instalimi i sistemit të ri të ndriçimit LED në të gjitha klasat
- Krijimi i një ambienti të ndriçuar në mënyrë të barabartë dhe të sigurt
Pse është e rëndësishme: Ky investim është shumë më tepër se sa instalim ndriçimi – është një dritë mbi të ardhmen. Fëmijët tanë meritojnë kushte të denja për të mësuar dhe zhvilluar potencialin e tyre.