Profili i Kompanisë

Visioni

Të zhvillohemi – Të jemi ndërmarrja lider në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e elektro energjetikës dhe energjisë së ripërtëritëshme.

Misioni

Të punojmë në bazë të standardeve më të larta të etikës së biznesit dhe të krijojmë vlera prej të cilave klientët tanë ndihen të sigurt në investimet e tyre.

Kush është Elen?

Elen është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të projektimit, instalimit të sistemeve elektro-energjetike, këshillimeve teknike dhe zgjidhje në efiçiencë të energjisë.

Çfarë ofrojmë ne?

Si një lider i njohur prej vitesh në Kosovë, tashmë synojmë të shtrijmë aktivitetin tonë edhe në rajon. Duke përdorur dhe vlerësuar zgjidhjet teknologjike më të fundit të ofruara nga partnerët tanë, Elen po pasuron dhe thjeshtëson format dhe mundësitë e bartjes së energjisë elektrike në mënyrë që ajo të përdoret kudo dhe në çdo kohë në mënyrë sa më efiçiente.

Shërbime dhe produkte

Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimeve të inxhinierisë elektrike, elektronike & TI dhe të energjisë së rinovueshme:
• lnstalime elektrike
• Sisteme të sigurisë
• BMS & Smart Home
• Sisteme të rrjetave TV/LAN
• Zgjidhje për ndriçim
• Energji të Ripërtëritëshme

Fakte

25 vite eksperience në fushën energjetikës

25 persona staf profesional

20.000 klientë të kënaqur

150 projekte të realizuara gjatë këtyre viteve