Efiçienca e Energjisë (EE)

Për shumicën e bizneseve, arsyeja kryesore për të kursyer energjinë është ajo financiare. Por, ekzistojnë edhe shumë arsye të tjera që pronarët duhet t’i marrin parasysh për të qenë më efiçient, duke përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit. Bizneset duhet të jenë të ndërgjegjshme që kanë edhe përgjegjësi sociale karshi mjedisit dhe publikut.
Kursimi i energjisë dhe përdorimi i saj është përgjegjësi e secilit prej nesh. Prandaj konsumi drejtëpërdrejtë përmirëson efiçiencën dhe rentabilitetin e ndërmarrjeve, industrisë dhe institucioneve publike. Kursimi i energjisë nuk nënkupton uljen e efikasitetit të proceseve të biznesit apo uljen e standardit të jetesës, por si një investim në performancë më të mirë dhe një mjedis më të pastër.
Elen ka përvojë, njohuri dhe kalkulator të duhur në këtë fushë për të ju ndihmuar me sukses me dispozitat ligjore dhe përdorimin efiçientë të ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm.

Referencat tona

Nr. Investitor/Lokacioni                                          Projekti

  1. Ministria e Zhvillimit Ekonomik                     Zbatimi i vendimit të Qeverisë për poqa kursyes-ndriçimi i rrugëve publike për qytetin e Prishtinës.
  2. Ministria e Zhvillimit Ekonomik                     Zbatimi i vendimit të Qeverisë për poqa kursyes-ndriçimi i rrugëve publike për qytetin e Podujevës.
  3. Partneritet FIQ, ELEN dhe Aurora                Donacion me poça elektrik efiçient në fshatin Grackë e Vogël në Lipjan.
  4. BINNI sh.p.k.                                                        Ndërrimi i 500 poqave indikashent në poqa ekonomik në hapsira e Show room-it të fabrikës.

Galeria e projekteve