Dëshmitë

Ontexi Construction ka kontraktuar kompaninë Elen për implementimin e trafostacionit të energjisë elektrike, gjithashtu edhe rrymave të forta dhe të dobëta në objektetet Afaristë-banesore Ontexi 1 dhe 2 i ndërtuar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Ekipi i Elen-it është shumë profesional dhe për më tepër gjatë bashkëpunimit tonë ata siguruan angazhim shtesë për disa zgjidhje të reja që janë shfaqë gjatë implementimit të punimeve. Puna me Elen-in është një eksperiencë e mirë për neve. Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Pa asnjë hezitim do t’i rekomandonim secilës kompani apo institucion që ta përzgjedhë Elen-in për implementimin dhe instalimin e sistemeve të ngjashme elektro-energjetike.

Ontexi Construction sh.p.k.


“IADK” ka marrëveshje dhe ka përdorur shërbimet e Elen për disa investime vetanake të nevojshme për materiale të ndryshme elektrike, makinerie dhe të ndërtimtarisë. Menaxhmenti i “IADK-së” ka pranuar se standardet dhe niveli i shërbimeve të ofruara nga Elen përmbushë standardet të kërkuara nga ana jonë. Ne nuk do ngurronim që ta rekomandonim Elen si partner të vlefshëm për furnizime,shërbime dhe përkrahje teknike.

Organizata IADK


E kemi zgjedhur ndërmarrjen Elen, nga shumë zgjedhje me potencial dhe jemi shumë të kënaqur me shërbimin e tyre. Jo vetëm që Elen është i shumanshëm dhe tërheqës në biznes, por që kanë projektuar dhe ekzekutuar punimet shumë shpejt sipas kërkesave tona dhe kanë kryer tërë implementimin e rrymave të forta dhe të dobëta në objektin afaristë Alba Qeramika Prizren. Projekti përfundoi shumë shpejt dhe ata ishin shumë fleksibil. Entuziazmi dhe përpikmëria e tyre e bëri bashkëpunimin me ta një përvojë shumë pozitive.

Alba Qeramika sh.p.k.


Company “ELEN” from Kosovo is supplied with technical goods for electrical fences for the Project “Electric Fence for Bear Park” Kosovo. We had the pleasure to cooperate with this company which has been very profesional in the implemention of this cooperation.

Ghislandi Italy


Elen ka punuar në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në institucionet publike në kuadër të realizimit të planit kombëtarë të EE sipas kërkesave të BE-së dhe TKE-së zbatimi i vendimit të qeverisë për poqa ekonomik-ndriçimi i rrugëve publike. Kushtet e kontratës së nënshkruar para fillimit të projektit janë plotësuar, siq janë: orari i liferimit të pajisjeve, orari i kompletimit të fazave përkatëse të projektit dhe përkrahja e nevojshme pas përfundimit të projektit. Ne jemi të kënaqur me mënyrën e punës së Elen-it.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik


Elen ka implementuar projektin që ka përfshirë: Furnizimin, instalimin dhe lëshuarjen në punë të rrjetit të ndriçimit publik në Kllokot dhe ka dhënë mbështetje të vazhdueshme. Ne jemi të kënaqur me qasjen që Elen, pati në drejtim të kërkesave për shërbime dhe përgjegjshmëri.

USAID DEMI


Me rastin e kontraktimit për “Furnizim dhe montim të materialeve elektrike për qendrën tregtare n.t.p. BINNI”, ndërmarrja Elen gjatë ekzekutimit të punëve të kontraktuara ka treguar profesionalizëm të theksuar në menaxhim dhe ekzekutim. Ka respektuar me saktësi pikat e parapara në kontratë, për afate, kualitet, trajnim dhe mbështetje teknike pas mbarimit të punimeve. Me kënaqësi rekomandojmë ndërmarrjen Elen për punime dhe furnizime të kësaj natyre.

BINNI n.t.p.


Kompania Elen ka qenë ekzekutuese e punëve në ndërtimin e trafostacionit të energjisë elektrike në objektin afaristë-banensor “Lesna” i ndërtuar në Podujevë. Elen ka treguar efikasitet të lartë gjatë kryerjes së punëve duke i kryer punët me një cilësi shumë të lartë. Cilësia e punëve të kryera u vleresua shumë lartë nga komisioni teknik i kompanisë “Lesna”. Duke u nisur nga kjo e preferojmë si kompani serioze dhe profesionale të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për kryerjen e punëve të instalimit të energjisë elektrike.

Lesna sh.p.k.


Komuna e Mitrovicës falënderon dhe është mirënjohës ndaj kompanisë Elen për kryerjen me sukses të furnizimit dhe montimit të trupave ndriçues për rrjetin e ndriçimit publik në qytetin e Mitrovicës. Kompania Elen ka kryer këto shërbime me sukses të plotë, në kohë dhe sipas kërkesave të kontratës.

Komuna Mitrovicë


Me shumë kënaqësi ju rekomandojmë kompaninë Elen, duke ju referuar bashkëpunimit tonë me rastin e kontraktimit të punës për furnizim dhe montim të gjeneratorit 52kVA dhe të ndriçimit të brendshme dhe të jashtëm të objektit. Elen ka demonstruar një profesionalizëm të theksuar në punë duke respektuar me përpikmëri afatet e liferimit, montimit, trajnimit dhe përkrahjes teknike pas përfundimi të punimeve.

Antika sh.p.k.