Burimet e ripërtëritëshme të energjisë (BRE)

Elen më theks të veçantë është e përkushtuar për zhvillimin e sistemeve fotovoltaike, termike, pompave termike duke ndjekur trendet botërore në këto fusha. Në vitet e fundit kemi pasur ngritje dinamike, duke i ofruar tregut të Kosovës zgjidhje të aryeshme ekonomike.

Ne kemi implementuar dhjetëra projekte në këto fusha edhe si rezultat i granteve qeveritare për zhvillim të sektorit të bujqësisë në mbarë Kosovën.

Nëse planifikoni të instaloni ndonjërën nga sistemet e cekura më lartë, ne ju ofrojmë një gamë të plotë të shërbimeve si:

  • Vizita dhe vlerësimi teknik i lokacionit
  • Përcaktimi i sipërfaqeve të duhura dhe metodën e instalimit
  • Instalimi i sistemit fotovoltaik për akumulim të energjisë elektrike
  • Instalimi i sistemit termik për ngrohje të ujit dhe
  • Instalimi i sistemit të pompave termike

Të gjitha pajisjet që ne i ofrojmë kanë certifikatat e nevojshme sipas standardeve europiane dhe udhëzimi teknik ipet në çdo projekt të realizuar. Produktet dhe shërbimet tona për çdo sistem të burimeve të ripërtëritëshme janë të cilësisë më të mirë e me çmime shumë konkurruese. Ne gjithashtu jemi anëtarë të rrjetit për trajnime të instaluesëve të kualifikuar PROINSO GOLD QUALIFIED INSTALLERS, si dhe anëtarë të kllasterit të industrisë së metalit dhe energjisë së ripërtëritshme të Kosovës KIMERK.

Galeria e projekteve